FOTO/ Buffon s’i mban dot lotët kur përkujtohet Davide Astori

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, nuk i ka mbajtur lotët, kur në stadium është përkujtuar Davide Astori gjatë ndeshjes me Udinesen.

Në nder të kapitenit të Fiorentinës, i cili vdiq një javë më parë, të gjitha ndeshjet në Serie A kanë filluar me një minutë heshtje.

Gjatë nderimit në ndeshjen Juventus – Udinese, portieri Gianluigi Buffon nuk ka mundur t’i mbajë lotët.