VIDEO/ ‘Çmendet’ Ermir Lenjani, shënon një gol të rrallë në Zvicër

Ermir Lenjani gjen golin e dytë me fanellën e Sionit, skuadër ku u transferua verën e kaluar pas eksperiencës aspak pozitive në Francë.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare realizoi golin katërt në fitoren e thellë 7-2 ndaj Thunit të vendit të fundit.

Në fakt, në këtë sukses me goleadë vuri firmën një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, që shënoi të pestin.

Ky trepikësh ishte shumë i rëndësishëm për Sionin, që zhvendosi në vendin e fundit, por me të njëjtën kuotë pikësh, 24, Thunin.

Ermir Lenjani po luan në vazhdimësi te radhët e Sionit dhe ky është një lajm shumë i mirë për trajnerin e kuqezinjve, Christian Panucci, që do të ketë një alternativë të besueshme më shumë në krahun e majtë.