Helmimi i spiunit rus, klientëve të lokaleve në Salisbury u kërkohet të lajnë mirë rrobat dhe çantat

Rreth 500 klientë të restoranteve dhe lokaleve të natës në Salisbury, Britani e madhe, janë porositur të lajnë gjithçka brenda tyre pas gjetjes  së gjurmëve të lëndës helmuese që u përdor për të vrarë një ish-spiun rus.

Policia që po heton sulmin ndaj Sergei Skripal dhe vajzës së tij thuhet se ka gjetur gjurmë të helmit të përdorur ndaj tyre në restorantin Zizzi në të cilin ata drekuan para se sëmureshënin rëndë.

Këshilla vlen për të gjitha ata që hynë në këto restorante pas orës 13:30 të dielën.

Njerëzit duhet të ndjekin këto hapa:

Rrobat e tyre duhet t’i lajnë shumë mirë në makinë larëse.

Rrobat që nuk mund të lahet, për shembull ato që kërkojnë pastrim të thatë, duhet të mbyllen në dy qese plastike deri në një njoftim tjetër.

Telefonbat celularë, çantat e dorës dhe pajisjet elektronike duhet të fshihen me letra të lagura bebesh që duhet të futen në qese plehrash dhe të hidhen në kosh.

Artikujt e tjerë si bizhuteritë apo syzet duhet të lahen me ujë të ngrohtë dhe detergjentë.

Mjekët thanë se disa persona ishin të shqetësuar se mos ekspozimi i gjatë u shkakton probleme në javët në vijim, në shëndet, por nuk kishte asnjë arsye për panik.

Mjeku tha se rreziku ndaj klientëve është i vogël dhe asnjë prej tyre nuk do të pësojë dëme.

Askush tjetër që ishte në restorantin italian në atë kohë nuk mendohet të jetë në rrezik, sipas BBC dhe nuk është thënë se ndonjë nga klientët ka pasur lidhje me sulmin./Syri.net