Terrorizmi kërcënon Rusinë, mbi 3.200 qytetarë rusë janë bashkuar me ISIS-in

Mbi 3,200 shtetas rusë janë larguar nga vendi për t'u bashkuar Shtetit Islamik në Siri dhe Irak që nga fillimi i konfliktit, tha ministria e jashtme ruse.

 Një numër i këtyre njerëzve me përvojë luftarake dhe lidhje me organizatat ndërkombëtare terroriste bashkohen me grupet kriminale militante në Kaukazin e Veriut njoftoi RIA Novosti.

Kërcënimi për terrorizëm në Rusi është paraqitur nga militantët me origjinë ruse, të cilët janë trajnuar në Irak dhe Siri, sipas Ilya Rogachev, drejtori i Departamentit për sfida dhe rreziqe të reja në ministri.

Ai tha se Moska ishte gjithashtu e shqetësuar për "zgjerimin ideologjik në fushën e informacionit dhe teknologjisë të militantëve të ISIS-it. /SYRI.net/