E rëndë në Durrës, adoleshentja hidhet nga pallati në zonën e plazhit

Një vajzë është rrëzuar nga një pallat në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen 13, në zonën e plazhit.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, është është aksidentale apo një tentativë vetëvrasje.

Vajza është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.