FOTO/ Rovena Stefa shpërthen ndaj Elhaida Danit: Hipokrizi, erdhe më puthe dhe më dhe 0 pikë

Pas konkurrimit në "Kënga Magjike", artistët duket se i mbajnë ende inat njëri-tjetrit në lidhje me pikët. Në një intervistë për "Thumb", Rovena Stefa është shprehur e indinjuar për faktin që Elhaida Dani i kishte thënë se kënga e saj është e bukur, por e kishte votuar me 0 pikë.

"Ndoshta do të takohemi përsëri kur ajo të mbarojë ato show-t shumë të famshme jashtë, ndoshta do të vijë prapë në ndonjë festival këtu dhe të vijë të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0", u shpreh Rovena teksa më pas tregoi se kështu kishte ndodhur edhe në "Kënga Magjike".

“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave. 'Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme', më tha e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më vlerësoi 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur", tregoi këngëtarja.