FOTO/ Barcelona po fiton ndaj Malagas, shikoni çfarë po bën Messi…

Barcelona po fiton 2-0 përballë Malagës.

Lionel Messi mungon pasi qëndroi pranë familjes pasi bashkëshortja e tij solli në jetë djalin e tyre të tretë.

Prandaj, ai është duke e parë ndeshjen nga TV i spitalit, ku është duke qëndruar pas lindjes së Ciros.

Argjentinasi e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet me Thiagon, të birin e madh, duke e shikuar ndeshjen.