BE: Nuk i është kërkuar Serbisë njohja e Kosovës

Portali me bazë në Bruksel “European Western Balkans” boton sot shkrimin me titull: “BE nuk kërkon njohjen e Kosovës nga Beogradi”.

Ky qëndrim i Brukselit ka ardhur pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb Ivica Dacic i cili kishte thënë se një pjesë e komunitetit ndërkombëtar “po gënjejnë Beogradin” dhe se ata “dësherojnë nga Beogradi njohjen e Kosovës” dhe jo kompromis. Sipas këtij protali reagimi ndaj deklaratës së Dacic bazohet në burime diplomatike nga Brukseli.

“Njohja nuk është çështje e BE. Ne insistojmë që të dy palët të punojnë për të normalizuar marrëdhëniet, për më tepër që brenda BE, 5 vende anëtare nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë që është në mënyrë eksplicite kundër” ka deklaruar burimi diplomatik nga Brukseli si sqarim ndaj deklaratës së Ministrit të Jashtëm serb.

“Nuk ka asnjë qëndrim të papërgatitur” sqaron burimi duke shtuar se “një zgjidhje për normalizimin e marrdhënieve Beogrda-Prishtinë duhet të arrihet përmes një marrëveshje mes dy palëve”.

https://europeanwesternbalkans.com/2018/03/09/eu-says-not-seeking-recognition-kosovo-belgrade/

syri.net/ 10 mars 2018