Deputetja superseski bëhet shofere ambulance /FOTO

Një autoambulancë është dërguar në fshatin Reçan, për nevojat e këtij fshati, me financim nga Ministria e Shëndetësisë.

Në disa imazhe të publikuara nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, shohim se ajo e ka sfiduar veten edhe në drejtimin e këtij automjeti.

Këto imazhe ajo i ka ndarë me miqtë e saj në “Facebook”, ku edhe ka falënderuar ministrin Ismajli për autoambulancën, që do t’i përmbushë nevojat e fshatit.