Arrestohen dy të mitur, therën një tjetër me thikë

Në Prizren janë arrestuar dy të mitur meshkuj, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje që kishin pasur me një tjetër të mitur kohë më parë, e kanë therur me thikë.

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm policor, ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, të dy dorasit janë dërguar menjëherë në mbajtje.