Trajneri i Kukësit rrëfen si e përmbysi rezultatin: Gjici hyri në dhomat e zhveshjes dhe...

Pse kaq shume nervozizëm?

“Mendoj që problemi ishte se të dy ekipet luftonin për diçka. Teuta lufton për mbijetesë, ndërsa ne duam të mbajmë vendin e dytë. Nuk e filluam mirë ndeshjen. Na ka munguar në fillimin e ndeshjes, agrasiviteti dhe pasimet e mira. Ekipi u zgjua nga gjumi pas golit të parë të Teutës.

Në 20 minutat e fundit tentuam barazimin dhe për fat të mirë e gjetëm. Sot kishim presidentin në dhomat e zhveshjes, i cili e motivoi shumë ekipin. Me këtë atmosferë dhe motivim, zhvilluam një pjesë të dytë mjaft të mirë. Shënuam 2 gola, avancuam 3-1, mendoj që nëpërmjet Gurit kishim rast të shënonim sërish. 10 minutat e fundit shkuan ashtu siç shkuan

I kënaqur me 2 golat e Gurit dhe supergolin e Shkodrës?

“Mendoj që 2 golshi i Gurit ishte shumë i rëndësishëm. Nga java në javë po rritet. Goli i dytë i Gurit ishte klas më vete.”

Sa vështirë është ta përgatisësh ekipin kur çdo javë mungon një mbrojtës…

“Mendoj që siç do trajner, do kisha dashur ta kisha mbrojtjen e plotë. Për fatin e keq kemi pasur mungesa dhe nuk kemi arritur të luajmë me një mbrojtje stabël. Shpresoj që në javët e mbetura të kampionatit të jemi të gjithë.”

Për rolin e Donjet Shkodrës, ku e shikoni më mirë, përpara mbrojtje apo ku luajti sot?

“Është fakt që kur kam ardhur këtu kam parë videot e Shkodrës dhe e kam ditur që pozita natyrale është mbrapa sulmuesit, por në atë rol kemi pasur një ide me Bakajn, ndaj e kam aktivizuar para mbrojtjes.  Mendoj që mbrapa sulmuesit do të japë maksimumin e tij.”