Vende të lira pune në Dogana, këto janë kriteret që duhet të plotësoni

Vende të lira pune në Dogana.

Doganat kanë shpallur 33 vende të lira pune të pasqyruara të gjitha në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

E përmes njoftimeve të njëpasnjëshme, Doganat kanë bërë me dije se kërkohen përgjegjës në sektorët si:

-Task Forcë

-Drejtorinë e Hetimit

-Sektorin Operativ Antitrafik

-Drejtorinë e Antitrafikut

-Trafiqeve të Paligjshme

-Kontrollit të Deklameve CASH.

Është shpallur i lirë edhe vendi i punës për inspektor Antikontrabande në fushën e Antikontrabandës Detare si dhe 5 vende pune për inspektor në Anikotranbandën Tokësore.

14 vende të lira janë publikuar edhe për pozicionin Doganier Peshore/ Pikë Kontrolli përkatësisht, konkretisht në Zyrën Doganore Hani i Hotit, Beratit, Kakavijës, Qafë- Botë, në atë të Magazinimit të Përkohshëm, Tiranë, Tushemisht, Zyrën e Operacioneve Doganore Korçë dhe Sektorin Doganor Ballsh.

Krahas tyre, është shpallur i lirë, edhe pozicioni Përgjegjës Sektori në Sektorin e Koordinimit dhe Operativitetit në terren, në Drejtorinë e Antikontrabandës dhe në Sektorin e Koordinimit për Mashtrimet Fiskale, në Drejtorinë e Hetimit.

Të gjithë ata të cilët duan të bëhen pjesë e konkurrimit duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin e kërkuar për secilin pozicion brenda datës 20 mars 2018.