LIVE/ Shpërthen Superliga, 11 gola në dy takime

Kanë përfunduar 3 takimet e javës së 24 të Superligës Shqiptare, ku vetëm në dy takime janë shënuar 11 gola, teksa ndeshja Vllaznia-Kamza ka përfundur 0-0.

Laçi ka shpartalluar Flamurtarin me rezultatin 4-2, teksa Kukësi ka përmbysur Teutën nga 0-1 duke fituar 3-2.

Momentalisht Laçi ka marrë vendin e tretë, teksa Kukësi është shkëputur me +6 pikë nga vendi i dytë.

Flamurtari ka 36 pikë po aq sa kurbinasit.