VIDEO/ Arrestohet një nga bosët e Ndranghetas, njeriu që blinte drogë në Shqipëri

Policia italiane ka arrestuar orët e para të ditës së sotme, Antonino Pesce, bosi 26-vjeçar i klanit Pesce, njeriu i fundit i spikatur i mafies kalabreze ‘Ndrangheta.

Kjo pasi bosët e tjerë kishin përfunduar më parë pas hekurave.

Klani i Pesces është pa dyshim ndër më të fuqishmit ekzistues të ‘Ndraghetas, me interesa që shkonin përtej jugut të vendit, duke kaluar edhe kufijtë e Italisë.

Sipas autoriteteve italiane, gama e aktiviteteve të klanit Pesce përfshin trafikun e drogës, kontrollin e portit, zhvatje, dhe tregun bujqësor, sidomos atë të agrumeve.

Prania e klanit Pesce është e regjistruar edhe jashtë, me lidhje në Shqipëri, Austri, Greqi, Gjermani e Francë.

Sipas të dhënave, klani Pesce akuzohet se merrte drogë nga Shqipëria.