I vdiq gruaja 3 vite më parë, korçari i famshëm na përlot me atë që shkruan

Janë mbushur tri vite nga ikja e Marinës, bashkëshortes së këngëtarit korçar Stefi Prifti e cila u nda fatalisht nga jeta në moshë të re si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në festën e gruas, 8 mars, Stefi ka ndjerë nevojën për të shprehur gjithë ç’shpirti i mban për të shtrenjtën e tij të ikur.

Ai e nis që nga jeta studentore këtë rrëfim që ka përlotur mbarë rrjetin.

E PLOTË, rrëfimi i dy ditëve më parë:

Ishim studente…!

Nje lidhje ikte, zevendesohej…! Deri sa erdhi dashuria e vertete per mua, Marina Xhavara Prifti?

Kjo kenge ishte dicka ndermjet para dhe pas njohjes time me Marinen!

Ose, ishte dicka qe ndodhte paralel me njohjen…! Nuk e di me saktesi!

Muziken e shkrova me nje fryme dhe ja u tregova edhe shokeve te mi Romeo Mano dhe Artan Selimaj dhe natyrisht do ja tregoja edhe Marines time ? dashurise te sapo lindur ne Pallati Kultures Studenti

Per me tej, duhej teksti dhe ishte rasti i bashkepunimit te pare me, (me pas), gruan time. Marina Ishte muzike shume e ndjere dhe pergjigjja e Marines dhe disa studenteve (shoke te Saj), shume te talentuar tek Fakulteti gjuhe-letersi ne Tirane, – Genta, Sajmiri etj (mbas disa perpjekjeve te tyre), se nuk mundeshin te shkruanin nje poezi bindese per kete melodi kaq te ndjere dhe te paster!

Me ne fund erdhi sugjerimi prej tyre.. – Majakovski i madh! Ai, vetem Ai ka shkruar ne keto permasa dhe thellesi – me thane!

Konkretisht, poema e madhe Maria? prej se ciles u pershtaten me pas vargjet e kesaj kenge!

U dogja mrekullisht

Sot eshte 8 Mars!

Ne pergjithesi nuk kam qene shume i vemendshem ne dite dhe festa te caktuara.. dhe me vjen keq per kete gje!

Dhe vazhdoj te mos jem! Por, nje postim i vajzes time te vogel Joana ne instagram, shqetesimi i qarte i vajzes se madhe Maria ne telefonaten e fundit,per mungesen ekstreme te mamit te tyre (te cilen une nuk e zevendesoj dot kurre), me beri te shkruaj disa kujtime te miat.

Maria dhe Joana babi ju do shume?? Gezuar te gjitha nenat!

U dogja mrekullisht