VIDEO/ Vrasja e Fierit, Zekaj bën rrëfimin horror në gjyq, gjykata e lë në burg

Albert Zekaj, 32-vjeçari nga Kopliku që vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj dhe ia copëtoi trupin, ka marrë sot masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata e Fierit. Vrasja ndodhi në Fier në 26 qershor 2017, por kufoma u gjet pak ditë më parë në fshatin Daullas të Fierit.

Në gjyq, Zekaj ka bërë rrëfimin e tmerrshëm të vrasjes: "Pendohem për krimin, i kërkoj falje familjarëve. Gjykata le të më dënojë. Isha i dehur. Pasi e vrava, i copëtova trupin."

Zekaj tregoi se kishte pirë dy dopio mbrëmjen kur po shkonte në shtëpinë ku jetonte me Beqirajn.

Atje e ka qëlluar me çekiç, duke e lënë të vdekur.  Trupin për tre ditë e kishte mbajtur të fshehur në shtëpi me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin njolla. Pas tre ditësh e copëtoi dhe e mbështolli me batanije. Copat e trupit i vendosi në një valixhe , të cilën e flaku në fshatin Daullas.

Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtarja Marsela Dervishi. Prokurore ishte Suela Beluli dhe avokat i Zekajt,  caktuar nga gjykata, Ardian Abazi.