VIDEO/ Tjetër sasi gjigante kokaine, sërish në kontenier bananesh. Ja pamjet

Mbi 1.6 ton kokainë është sekuestruar në portin e Santa Marta në bregun e Karaibeve, bën të ditur Sektori i Antidrogës në Kolumbi.

Autoritetet policore kolumbiane deklaruan se lënda narkotike e sekuestruar u gjet në një kontejner me banane.

“Droga u gjet brenda në kontejner. Ajo ishte e ndarë në 1600 pako jeshile drejtkëndore, që ishin vendosur në mënyrë strategjike pa u vënë re. Ngarkesa mësohet se do të nisej për në Belgjikë” raportoi policia.

Tech2 raporton se lënda narkotike e sekuestruar në portin e Santa Marta kishte destinacion Belgjikën.

Vlera e kokainës në tregun evropian do të arrinte në gati 89 mln dollarë.