FOTO/ Pritej dasmë, por çifti i njohur shqiptar i jep fund lidhjes

Ndërkohë që të gjithë po prisnin dasmën madhështore që do të kurorëzonte dashurinë e tyre disa vjeçare, ata u ndanë.

Kishin thurur plane të mëdha, dhe vetëm para pak kohësh u bë e ditur edhe shtëpia që kishin blerë për të nisur bashkëjetesën.

Po mesa duket gjithçka ka marrë fund mes Bleros dhe modeles Afrona Dika.

Blero ka postuar në rrjetet sociale foton e vajzës së tij, Tara dhe shkruan se në jetën e tij nuk do asnjë tjetër përveç saj.

Ndërsa pak më vonë edhe Afrona ka postuar një foto ku shkruan:

 “Nuk më duhen njerëz të cilëve nuk ju duhem”.

Madje me anë të një investigimi të thjeshte do të vini re që dyshja as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

{gallery|297938,297937}