Lajm i papritur për Messin, largohet me shpejtësi nga grumbullimi me Barcelonën

Messi është bërë baba për herë të tretë.

Barcelona njoftoi të shtunën në mëngjes se Lionel Messi është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Malagan, vendin e pesë herë më të mirit në botë e ka zënë Yerri Mina.

Barcelona ka njoftuar se heqja e Messit nga lista ka ndodhur për arsye personale dhe Mundo Deportivo ka mësuar tani se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Sipas “Mundo Deportivos”, duke iu referuar gazetarit, Alfredo Martinez, Messi dhe Antonella janë bërë prindër për herë të tretë. Antonella ka lindur të premten pas mesnate dhe kjo është arsyeja pse Messi nuk ka udhëtuar me skuadrën.