VIDEO/ Detaje të reja nga krimi horror në Fier: E qëllova me çekiç ... pas 3 ditësh e copëtova

Vrasja e Kreshnik Beqirajt është e ngjashme me një skenë për filma horror.  

Albert Zekaj pasi ka pranuar se ka vrarë shokun e tij me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier ka treguar dhe si e ka kryer krimin mbrëmjen e 26 qershorit.

Pas zbardhjes së ngjarjes së rëndë të dy ditëve më parë në qytetin e Fierit, ku u gjet një trup i pajetë në një kanal në fshatin Daullas, ka mbërritur në gjykatë, Albert Zekaj, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij.

Ai është shfaqur kokëulur përpara gjyqtares Marsela Dervishi, si dhe për t’iu shmangur ‘syrit’ të mediave.

“E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja.

Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” ka thënë Zekaj në gjykatë.