VIDEO/ 'Politikat e gabuara po sjellin papunësi, varfëri, asnjë investim në 5 vite'

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e papunësisë dhe të varfërisë së madhe, të emigracionit masiv të shqiptarëve në konferencën "(De) Rregullimi i Tregjeve" organizuar nga Forumi i Tiranës për Lirinë Ekonomike, që u mbajt në Tiranë.

Basha theksoi se mungojnë investimet dhe se gjithë vëmendja, debati tani është drejtuar tek kriminaliteti.

“Në 5 vite nuk ka pasur asnjë investim të huaj.

Madje, kanë ikur nga Shqipëria të huajt që ishin. Si mund të zhvillohet ekonomia pa investime? Ndërsa, përsa i përket investimeve të brendshme, investimet në infrastrukturë janë pothuajse zero, hiq “Rilindjen Urbane” me shtrim pllakash”, tha Basha, i pranishëm në Forumin e Tiranës për Lirinë Ekonomik.

Më tej, Basha shpjegoi se pse, sipas tij, ka ardhur kjo situatë: “Liria ekonomike në Shqipëri ka pësuar zbritje, barra fiskale është rritur dhe liria e të bërit biznes po i afrohet nivelit të Afrikës Ekuatoriale”.

Me poshte keni fjalën e plotë të Lulzim Bashës: