VIDEO/ Google Earth zbulon anijen e alienëve në Tokë

Disa pamje janë shfaqur në Google Earth, që kanë nxitur konspiracionistët e UFO-ve të diskutojnë në internet.

Në një klip të ngarkuar në Youtube tregohen koordinatat e një vendndodhjeje që shkon deri në East Lake Georgia të New York-ut.

Çdo gjë është normale, deri në momentin që zmadhohet dhe në pamje duket një objekt që rri pezull në ajër.

Objekti është i vështirë të dallohet se çfarë është në të vërtetë, por sipas konspiracionistëve kjo është anije UFO-sh.

Megjithatë edhe pse videoja pati shumë shikues dhe komente mbetet për t’u vërtetuar nëse është e vërtetë apo thjesht montazh.