FOTO/ Pas deklaratave për ‘peshkun’ e madh të drogës, Donald Lu ia merr valles

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë ditës së sotme foli për 613 kg kokainë të kapur pak ditë më parë në Durrës, e cila vinte nga Kolumbia, ndërsa kërkoi kapjen e “peshkut” të madh që sipas tij ishte pronari i firmës që sillte bananet nga ky vend.

Disa orë më pas, Lu është shfaqur në një eveniment të organizuar nga një shoqatë, bashkë me Ambasadorin e OSBE-së, Bernard Borchard, ku nuk ka nguruar t’ia marrë edhe valles. Fotot e mëposhtme tregojnë se diplomatët e akredituar në Tiranë i janë përshtatur më së miri ambientit të krijuar.