VIDEO/ Gra që nuk dorëzohen kurrë! Ja si i rrëfejnë historitë e tyre prekëse në emisionin ‘Pasdite’

Pikërisht në ditën e gruas në studion e emisionit “Pasdite” në Top Channel zbarkuan tre gra të forta, nga ato të cilat jeta i ka përplasur me pengesa dhe vështirësi nga më të pakalueshmet, por që nuk janë dorëzuar kurrë.

Por tashmë janë një shembull se i suksesit, përtej të gjitha vuajtjeve. Ajo janë Emanuela Pepkola Zaimi, Adriatike Lami dhe Sonela Totraku, të cilat kanë rrëfyer në këtë emision historitë e tyre plot kalvare, mënyrat se si i kanë përballuar ato, për të ardhur kryelarta deri në ditët e sotme.

Cilat janë historitë e tyre? Pikërisht në videon e mëposhtme do të gjeni të detajuara ndodhitë e jetës së tyre. /SYRI.net/