Bixhoz me dashurinë/ Shivai gjen Anikën në dhomën e tij, ajo i pështyn, ja ç’do ndodhë të hënën

Shivai shkon tek Anika dhe e pyet si nuk ka turp që vjen në shtëpinë e tij. Anika i thotë se ka ardhur për punë. Shivai i kërkon Anikës mos t’i thotë njeriu për çipin. Ishana gjen motrën e saj. Ajo merr një telefonatë dhe i thonë se nëse nuk i gjen paratë do ja rrëmbejnë motrën.

Shivai i thotë Anikës të zhduket se e ka kohën e çmuar dhe nuk merret me njerëz si ajo. Anika i thotë se ai në fakt është duke u marrë me të. Ajo e sfidon që brenda 24 orëve ta ndajë mendjen do që të zhduket apo do të vazhdojë me armiqësi.

Omkarën e përplas sërish fati me Ishanën. Ajo prezantohet me emrin Bela. Ishana ka frikë se mos e kanë ndjekur dhe fshihet. Ajo i jep byrzylykët e saj Omkarës dhe i thotë se do i marrë më vonë. Nga ana tjetër Rudra takohet sërish me Somjan. Ai i thotë se ata nuk njihen.

Somja habitet. Omkara dhe Rudra ngacmojnë Shivain për Anikën. Shivai pyet gjyshen pse i dha punë Anikës. Gjyshja e pyet pse i intereson dhe Shivai largohet pa dhënë sqarime. Gjyshja i thotë Omkarës dhe Rudrës se Shivai ndjen për Anikën por nuk do ta pranojë.

Omkara dhe Rudra i thonë se do e bëjnë Shivain ta pranojë. Anika merr mendimin e Pinkit dhe Xhanvit për gjërat e dasmës. Ajo i thotë gjyshes se asnjëri në shtëpi nuk bie dakort dhe vendos që secilit t’i japë nga formular për të shkruar kërkesat.

Anika hyn në dhomën e Shivait për të lënë formularin dhe sheh që ai ka lënë makinën e ekspresit ndezur. Shivai hyn në dhomë dhe sheh Anikën.

 Ai e pyet çfarë bën aty dhe Anika i tregon për letrën dhe i jep kafen e zezë. Shivai i thotë se quhet kafe ekspres. Ai i ofron Anikës ta provojë. Anika e provon por nuk e pëlqen dhe pështyn në bluzën e Shivait.