Lazio s’do ketë mbështetjen e tifozëve në Kiev. Ky është njoftimi i befasishëm

Nuk ka transfertë në Kiev për tifozët e Lazios, të cilët nuk mund të ndjekin skuadrën në ndeshjen e kthimit të Europa League që do të luhet në kryeqytetin e Ukrainës për sfidën e kthimit kundër Dinamos që është e programuar të luhet më 15 mars.

Në bazë të komunikatës së shpërndarë nga klubi bardhekaltër kuptohet që ekipi pritës ka bllokuar sektorin e tifozëve miq për shkak të çështjes së sigurisë.

“S.S. Lazio informon tifozët e vet se është anuluar shitja e biletave në sektorin e miqve për ndeshjen e Europa League Dinamo Kiev – Lazio. Arsyet e organizatorëve imponojnë bllokimin e shitjeve për çështje sigurie. Ftohen tifozët bardhekaltër që të mos ndërmarrin udhëtim drejt Ukrainës ku nuk do të jetë e mundur që të sistemojnë një biletë për të qenë në stadiumin Olimpico të Kievit”, shkruhet në njoftimin e klubit lacial.