Arabia bombardon fuqishëm kryeqytetin e Jemenit, shkatërrohen disa lagje

Avionët luftarakë të koalicionit të Arabisë Saudite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sanaa,  të hënën, thanë banorët, ndërkohë që armëpushim dy-ditor  u pengua nga luftimet e rënda.

Bastisjet goditën bazat e ushtrisë në një mal pranë kryeqytetit dhe forca e shpërthimit tronditi ndërtesat  dhe shkatërroi disa lagje të qytetit.

Sanaa është e kontrolluar nga lëvizja ekstremiste , Houthi, e cila mban ende ngastra të mëdha të vendit, pavarësisht një fushate ushtarak gati 20 muajshe,  të Aleancës Arabe  që synon rivendosjen e qeverisë n Jemen.

Një armëpushim 48-orësh i shpallur nga Arabia Saudite i cili në masë të madhe ka dështuar për të ndaluar bombardimet , mbaton sot në mesditë, shkruan “Reuters”.

Dhuna hedh dyshim mbi një propozim paqeje KB-ra ku Houthis i propozohet të lënë qytetet kryesore dhe fraksionet ndërluftuese të Jemenit dhe të formojnë një qeveri të unitetit kombëtar./SYRI.net/