Aksident në Durrës, burri përplaset nga makina

Një këmbësor është përplasur nga një automjet në hyrje të qytetit të Durrësit.

Burime policore bënë me dije se një automjet tip “Opel” me targa AA156NN ka goditur një person, i cili ishte duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

I plagosuri P.K.  50 vjeç është transportuar për në spital.