Pordhët e Edit dhe kolla e Taulantit...

E di që nuk duhej të vendosja këto fjalë si titull,por shembujt që do sjell më poshtë mendoj se më shfajësojnë.

U kujtohet që kur në USA zhvilloheshin zgjedhjet presidenciale, kryeministri Rama, bash në CNN, lëshoi frazën se është çmenduri në se Trump bëhet president i Amerikes. E jo vetëm kaq. Këmbënguli se ai njeri do të shkatërrojë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. E ja, kaluan ditë, Trump u bë president dhe Rama ynë jo vetëm nuk kërkoi ndjesë, por këmbëngul ende dhe sot se ka folur drejt.

U kujtohet kur në OKB qeveria jonë votoi kundër një vendimi të kongresit amerikan për zhvendosjen e ambasadës në Izrael drejt Jeruzalemit. E ky akt armiqësor ende quhet normal dhe Rama ynë e mbron dhe qesëndis këdo që i kujton atij kundërvënien me aleatin e madh USA.

U kujtohet se sa vizita ka bërë Rama ynë në Turqi. Sa  pasuri e koncesione kanë marrë turqit, se sa vëllazëri ka me Erdoganin dhe sërish askush nuk guxon t’i kujtojë se presidenti turk është mbytës i fjalës së lirë, dhunues i demokracisë. Se ai e quan mik e vëlla Turqinë e vazhdon kopjimin e qeverisjes me dorë të forte të Erdoganit. Madje duket se ka një dëshirë t’ia kalojë dhe atij.

U kujtohet që këto ditë, kur po bën bujë trafikimi i 613 kg kokainë, Taulanti gjen shkrime në portale të globit që na e nxirrkan PD-në dhe Bashën pro rus!!!

Kaq po e trumbetojnë ketë akuzë sa njeriu i thjeshtë pyet:

-Ore, Trumpin dhe Amerikën e shau Basha apo Rama? Ore, votoi kundër Amerikës Basha apo Rama? Ore,shok e vëlla me Erdoganin është Basha apo Rama?

Këto ditë mbushur me komicitet socialist ngjasin me reagimin e çdo njeriu kur bytha nuk ia mban dot ca pordha që  i vijnë natyrshëm, por bash në mes të mexhelisit.

E për t’i shpëtuar zhurmës e turpit, i ziu njeri në këto raste ia fut një kolle të fuqishme, si maskim i zhurmave që do të nxjerrë.

Ja kështu po ngjet këto ditë në atdheun tim. Pordhët poshtë e lart nëpër botë i lëshon Rama dhe Taulanti ia nis kollitjes maskuese për disa ditë rresht. Harron që ato janë të regjistruara e s’ka kollë që i mbulon.

Se edhe në mos iu dëgjoftë zhurma,ato kanë helmuar ajrin politik...Enden në eter.