Pas eliminimit nga Championsi, UEFA do të dënojë PSG-në

Problemet janë duke iu mbledhur Paris Saint-Germainit, me UEFA-n që është e gatshme ta ndëshkojë për Fair Play financiar dhe sjellje aspak të hijshme të tifozëve ultras në stadium.

E gjitha ndodhi gjatë humbjes së tyre me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 në Champions League kundër Real Madridit.

Dosja për sjelljen e tifozëve të gjigantit francez është duke u punuar dhe, në ditët e ardhshme, ndëshkimi do të vijë në lidhje me gjithçka që ndodhi në ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes”.

PSG do të ndëshkohet në veçanti për organizim të dobët të ndeshjes dhe për shkak se tifozët e saj hodhën raketa ndriçuese, përdorën laserë dhe i bllokuan trotuaret.