Kuçovë, arrestohet i kërkuari për vjedhje

Arrestohet në Kuçovë hajduti i shpallur në kërkim per disa vepra penale.   20 vjeçari me banim  në fshatin Vidhishtë, Roskovec u ndalua dje më datë 08 mars 2018, nga policia e Beratit. 

Në njoftimin për shtyp të Policisë së Beratit thuhet se  "Ndalimi i shtetasit Romario Plaka, 20 vjeç, u bë pasi,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim penal Nr.393, dt.13.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal"