VIDEO/ E pabesueshme, Strakosha pëson tjetër gol nga Dynamo Kiev

Janë shënuar katër gola në pjesën e dytë në ndeshjen Lazio-Dynamo Kiev që po zhvillohet në "Olimpico".

Ishin ukrainasit ata që kalonin në avantazh me lojtarin Viktor Tsygankov në minutën e 52-të.

Por vendasit përgjigjen mbas dy minutash me sulmuesin Ciro Immobile duke barazuar rezultatin.

Anderson në të 62’ kalon lacialët në avantazh, 2-1.

Kur dukej se italianët do të fitonin, ukrainasit barazojnë shifrat 2-2. Moraes në të 79’ mposht Strakoshën, duke surprizuar “Olimpicon”.