VIDEO/ Hopaaaa...!!! Eni Çobani siç nuk e keni parë kurrë! Arditi e filmon fshehurazi

Ajo është kthyer në një personazh shumë të dashur për publikun. Çdo javë justisten Eni Çobani e shohim mjaft serioze në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, por ajo di të jetë edhe “shpirti” i një feste.

Në drekën e sotme, ku ishin së bashku stafi i “E diela shqiptare”, Eni e ka hequr vallen gjatë gjithë kohës.

Nuk është hera e parë që Çobani argëtohet kaq shumë në festa, një fakt i tillë ka ndodhur edhe më parë.

Më poshtë do të mund të gjeni disa fotografi nga ky fimimi i bërë ‘fshehurazi’ nga Ardit Gjebrea, por edhe një video tjetër.