VIDEO/ Valon Berisha heroi i ditës në Europa League, nota e lartë e shqiptarit

Valon Berisha ishte protagonist në fitoren e Salzburgut në transfertë, ndaj Borusias së Dortmundit, me rezultatin 1-2.

Shqiptari, që aktivizohet me përfaqësuesen e Kosovës, shënoi të dy golat e austriakëve.

Ai ka marrë notën 7, nga “tuttomercatoweb”.

“Fitore e rëndësishme e Salzburgut, që kalon nga këmbët e Berishës. Preçiz në momentin e penalltisë, dhe i shpejtë në golin e dytë të shënuar”, ishte analiza për heroin e ditës së sotme në Europa League.