VIDEO/ Kufoma e gjetur në Fier, zbardhen detaje të reja

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me kufomën e gjetur këtë të enjte në fshatin Daullas të Fierit.

Bëhet e ditur se nga ekspertiza e parë të trupit të viktimës i seksit mashkull me moshë rreth 30-35 vjeç dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur rreth një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit.

Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktima e një vrasje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët. Kufoma u gjet e mbështjellë më batanije.

Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende.