Meta: Marrëveshja e detit e 2009 nuk ekziston më. Nuk kam asnjë emocion për të

I ngacmuar nga gazetari Sokol Balla në lidhje me marrëveshjen me Greqinë të vitit 2009, Presidenti Ilir Meta është shprehur se ajo nuk ekziston më.

‘Marrëveshja e detit e 2009 nuk ekziston më. Nuk kam asnjë emocion për të’, ka theksuar presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së dhënë në ‘Real Story’.

Duke folur për marrëveshjen e detit, presidenti Meta tha se ‘të gjithë po e ndjekin këtë proces me shumë kujdes’.

Ai është shprehur në Vizion+ se nuk ndikohet ‘nga ato që thuhen në Greqi’.

Duke folur në "Real Story" Presidenti Meta u shpreh në fjalën e tij, se ‘marrëveshja e re duhet të jetë e drejtë dhe ta mbyllë këtë çështje njëherë e mirë’.

Ndërsa duke folur në lidhje me zërat se ka një krizë institucionale mes Presidencës dhe qeverisë, Meta i mohoi këto fjalë.

‘Nuk shikoj asnjë problem mes Presidentit dhe qeverisë. Kemi qenë në një proces bashkëpunimi të vazhdueshëm’, tha Presidenti Ilir Meta përballë Sokol Ballës.