A do ta japë presidenti plotfuqinë për negociatat me Greqinë? Ja përgjigja e Ilir Metës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ftuar në studion e Sokol Ballës në emisionin ‘Real Story’, ka folur në lidhje me procesin e kërkesës së plotfuqisë së kërkuar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati për të nisur negociatat me Greqinë për marrëveshjen e detit.

‘Nuk besoj se kam lënë ndonjëherë për të kuptuar se nuk do të jap autorizimin. Është një komunikim i vazhdueshëm mes Presidencës dhe grupit që po merret me përgatitjen e këtij procesi.

Ky është një proces që vazhdon edhe tani që ne po flasim bashkë. Por duhet treguar edhe përgjegjësia maksimale, sepse Presidentit do ti duhet të ndjekë këtë proces dhe do ti duhet të shprehet para dhe pas kësaj marrëveshje, e cila është e jashtëzakonshme.

Nuk ka probleme mes Presidentit dhe qeverisë, por po përpiqemi të kemi përgjegjësitë maksimale’, tha Meta në studion e Vizion+.