Grupi i punës i propozuar nga kreu i PD/ Kritiku i Bashës pranon propozimin dhe...

Genti Malko, një prej emrave të propozuar nga kreu demokrat, Lulzim Basha për të qenë pjesë e grupit proaktiv në Partinë Demokratike, ka pranuar që të jetë pjesë e tij.

Ndryshe nga Arben Imami që ka refuzuar pjesëmarrjen, Malko mësohet se nuk ka kundërshtuar propozimin.

Grupi i Punës do të mbledhë propozimet nga kontribuesit me qëllim ringritjen dhe forcimin e PD-së. Malko e ka cilësuar ngritjen e grupit të punës si një hap pozitiv dhe ka thënë se do të japë kontributin e tij.