Detajet/Kryesia e PD-së, zbardhen debatet mes Basha-Imami

Kryesia e PD-së ka nisur një mbledhje të thirrur nga kreu demokrat Lulzim Basha rreth orës 17:00, ndërsa pritet të caktohet një datë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Në fillim të mbledhjes Basha propozoi ngritjen e një grupi proaktiv, ku ka përfshirë edhe dy nga kritikët e tij, Arben Imamin dhe Genti Malkon. Por Imami ka refuzuar për të qenë pjesë e grupit tëv punës, ndërsa e ka cilësuar të nxituar thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Debati

Imami- Jam kundra të mblidhet Kuvendi pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet të bëjmë kongres të parakohshëm. Nuk jam dakord me këtë nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë.

Basha– Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse kuvend i parakoshhëm, që duhet të ishte në shtator. Pyete si do të krijohet hapësira ku çdokush të ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik. Ky bashkim duhet të ndodhe përmes një mekanizmi që çdokush të vleresohet sipas meritës. Unë jam angazhuar që këtë t’ia paraqes Kuvendit. Statuti është kompetence e Kuvendit. Dhe sigurisht ju ftoj ta konsideroni praninë tuaj në këtë grup, për zerin tuaj kritik të muajve të fundit dhe do të keni garancinë absolute që proçesi të mos jetë formal. Ju garantoj për vullentin tim të plotë për të krijuar kushte reale dhe jo formale për një bashkëpunim sa më të frytshëm me këdo për të shkuar drejt modernizimit dhe transforminit të partisë.

Imami: Vendosni dikë nga ata që ka patur propozime. Kapaciteti im nuk është për grup pune. Ndoshta është vetëvlerësim i lartë, por do ta ruaj këtë.

Basha: Ky nuk është grup për ndryshime statutore, por është grup politik për të mbledhur opinionet, propozimet e të gjithëve. Nëse nuk hidhet ky hap, nuk mund të nisë asnjë proçes