FOTO/ Gjesti i Rudina Xhungës në këtë 8 Mars, do t’ju prekë zemrat

Kur bëhet fjalë për festë nuk ka dallime! Por, kjo ditë e veçantë sot, duhet të jetë e tillë pikërisht për ata që e ndjenë më shumë mungesën e saj, të nënës... Ky 8 Mars, për shumëkënd është një ditë për t'i dhuruar lule, dhurata, për t'i kushtuar momente dhe kohë, gruas më të rëndësishme të jetës, mamasë.

E, për ata fëmijë që nuk e kanë nënën pjesë të jetës së tyre, ndoshta ky nuk është 8 Mars, por thjesht një ditë e zakonshme kalendarike. Për ta ndryshuar këtë ndjesi, ka menduar këtë herë gazetarja e njohur Rudina Xhunga.

Pas largimit të saj nga ekrani i Vizion Plus, me sa duket ajo po vërteton më së miri faktin se ka më shumë kohë në dispozicion të vetes, dhe përkushtimit ndaj gjërave që e bëjnë të lumtur. Një e tillë duhet të ketë qenë edhe dita e sotme! Ajo ka vendosur të shkojë në Shtëpinë e Foshnjave në kryeqytet, për të uruar nga afër 8 Marsin, pikërisht atyre fëmijëve që nuk e kanë nënën, dhe u mungon ajo.

Përmes dhuratave të vogla, ëmbëlsirave e momenteve gazmore, Rudina ka kaluar sot një ditë ndryshe pranë këtyre vogëlushëve, që me shumë mundësi ja kanë bërë të paharrueshme këtë ditë gazetares së njohur shqiptare./Class