Suarez dëmtohet në Superkupën e Katalonjës, jashtë fushave për 15-20 ditë

Superkupa e Katalonjës të mërkurën mbrëma i ka kushtuar Denis Suarezit me një dëmtim, i cili do ta mbajë atë jashtë 15 deri në 20 ditë.

Suarez, si rrallë herë në këtë sezon, ishte titullar ndaj Espanyolit, dhe u detyruar të largohej pas pjesës së parë, në një ndeshje që mbaroi pa gola dhe u fitua nga Barcelona pas penalltive.

Si pasojë, mesfushori spanjoll nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Malagas, Chelseat dhe Athletico Madridit.

Pjesëmarrja e tij do të jetë në dyshim edhe për ndeshjet ndaj Sevillas dhe Leganes.