KPK zbardh vendimin: Llalla nuk mund të emërohet për 15 vjet në sistemin e drejtësisë

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk mund të emërohet për 15 vjet në sistemin e Drejtësisë. Ky është vendimi më i fundit i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me ish-kryeprokurorin, i cili është zbardhur i plotë sot.

Trupi gjykues i KPK i përbërë nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Olsi Komici relator, më datë 16 shkurt 2016 kanë marrë në shqyrtim kërkesën e z.Llalla dhe kanë vendosur ndërprerjen e procesit të Ventingut ndaj tij. 

Llalla dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, nga e drejta për t'u emëruar në Apel dhe ia paraqiti kërkesën me shkrim, KPK-së më 12 shkurt 2018 që të mos i nënshtrohej procesit të Vetingut.