Korçë, vidhte pasqyrat e makinave, arrestohet 26 vjeçari

Ishte bërë tmerri i vjedhjes e pasyqrave te makinave por 26-vjeçari nga Korçë është arrestuar si autor i dyshuar i vjedhjes së pasqyrave të 7 automjeteve. Në pranga ka përfunduar Kristian Rakipllari, i dënuar më parë për vjedhje. Ngjarjet mësohet se kanë ndodhur në kohë dhe vende të ndryshme.

Sipas nojftimit të policisë, "Shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor i vjedhjes së pasqyrave të shtatë automjeteve tip “Mercedes Benz” në pronësi respektivisht të shtetasve : T.N.,35 vjeç, K.Z.,35 vjeç, TH.N.,37 vjeç, S.N.,58 vjeç, S.B.,26 vjeçe, K.K.,31 vjeçe dhe K.R, 32 vjeç, ngjarje të ndodhura më datë 28.02.2018 dhe 04.03.2018 në lagjet nr 9, 10 dhe 13 të qytetit të Korçës".

Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit iu gjetën dhe sekuestruan dy pasqyra automjeti tip “Mercedes Benz“. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.