Aksident masiv, përplasen 9 makina në autostradën Tiranë-Durrës

Disa aksidente të ndodhura njëri pas tjetrit kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në aksidente janë përfshirë 9 makina, duke sjellë probleme në rrugën kombëtare.

Aksidentet kanë ndodhur pranë rrugës së Rinasit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.