Eliminimi nga Championsi, PSG gati të shkarkojë trajnerin. Gjendet zëvendësuesi

Drejtues të Paris Saint-Germain po bëhen gati t’i japin lamtumirën trajnerit spanjoll Unai Emery i cili pavarësisht shpenzimeve të çmendura nuk arriti të formojë një skuadër triumfuese në Champions League.

Pas eliminimit nga Reali, Paris Saint-Germain ka hyrë në negociata për të nënshkruar me Conten, i cili me shumë mundësi në fund të sezonit do të largohet nga Chelsea e Londrës, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sipas informacioneve paraprake të “L’Equipe”, PSG-ja në fund të sezonit do ta shkarkojë trajnerin aktual.

Deri më tani po përflitet një takim ndërmkjet përfaqësues të klubit me vëllain e Contes për mundësinë e kalimit në “Parc des Princes”.

Sipas gazetës sportive, ish-trajneri i Juventusit ka pranuar privatisht se do të jetë i hapur për një kalim të mundshëm te PSG-ja sigurisht që pritet ta bëjë trajnerin më të paguar në Europë.

/ SYRI.net /