Rama promovon ‘fermerë të lumtur’ në FB, qytetarët e masakrojnë për gjendjen e tyre në Shkodër

Ndërkohë që brenda dy ditëve të fundit me qindra fermerë të ultësirës së Shkodër e kanë gjetur veten, të përmbytur me gjithë investimet e tyre, Edi Rama në mënyrën më cinike të mundshme, propagandon “sukseset” dhe “lumturinë” e fermerëve shqiptarë nën qeverisjen e tij.

Ndërkohë që kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi i kërkon kryeministrit, që të shpallë urgjentisht gjendjen e emergjencës për një situatë ku me qindra familje kanë humbur të mbjellat, Edi Rama u thotë “mirëmëngjesi” me një mesazh fermerëve, pa përmendur se çfarë po ndodh pas përmbytjeve dhe çfarë masash po merr qeveria e tij.

“I ftoj fermerët të përfitojnë nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës. Për më shumë rreth programit tonë kombëtar të mbështetjes për bujqësinë dhe se si çdo fermer mund të përfitojë prej të gjitha skemave mbështetëse, klikoni në www.azhbr.gov.al”, shkruan kryeministri në faqen e tij në fb, ku ka shpërndarë edhe një video, ku shfaqen “fermerë të lumtur”.

Por menjëherë pas kësaj qytetarë të shumtë të revoltuar kanë shpërthyer me komente duke I kujtuar realitetin kryeministrit. Disa prej tyre i kujtojnë Kryeministrit se në Shkodër po bëhet name dhe ai duhet të ishte aty në përkrahje të fermerëve të shkatërruar nga përmbytjet, ndërsa të tjerë I tregojnë se e vërteta e skemave ndihmëse që ai promovon është se ato shkojnë vetëm për biznesmenë të lidhur më patinë e tij.

Disa prej komenteve në profilin e Kryeministrit në facebook

Klodian Ziu: Zoti kryeministr na jepe lekte e permbutjese ne 2015 qna umbyten serat seato natakoj neve po kto nukan shanse fermert te fitojne

Kostandin Shollo: Mashtrime dhe vetem mashtrime. Asgje tjeter nuk shikojme.Te rrofte tepsia….

Niku Fier: O Edo ul taksen fermerit dhe bej rrugen te vej te toka dhe te tjerat je ne rregull

Toni Cazzora: Pse mos te tallesh bythen ti o Rame ….kur ke gjetur kte popull qe fle gjume

Levend Dyshniku: Z Rama boll u tadhe me fshatin se u bere I pa durushm me prallat e that se as je fshatar nuk mer Lek

Artan Dodaj: Tani ka filluar projekti i permbytjeve .hapi portat si sala dikur .fatkeqsi natyrore thote ai matuf.

Kristjan Prendi: O mjeshtri i reklamave tjeter eshte realiteti tjeter shisni ju po mire ja ben se ke gjet dele ti jo popull

Gjovalin Lleshi: ik një here e shiko andej nga nënshkodra se u mbyt në ujë krejt barbon

Iliret Albanian: Ku ne Venecia, aje ku e pritet me foton e Sales kur u mbyt nga Fierza. Do shkoj se ka investuar per 4 vjet sa per 20, edhe pse keni probleme konceptesh…

Aurora Rusi: Po ca koncepti thu o trangull Jan permbyt njerzit atje clidhje ka sala apo meqe Jan me Salen te.vdesin ??pastaj clidhje keni ju me konceptin ti del e TRG koncepte me frofil fake.

Ago Marjo Pershendetje z. Rama, Shume zhurme per azgje. Nga skema juaj nuk perfiton asnje, fitojne vetem 1-2 vet per cdo qark. Skema qe ka pasur PD ishte shum here me e mire, sbente hic zhurme aman leket i moren njerzit, ka 5 vjet qe jeni ju ne pushtet vetem zhurme, lajka e koker subvencioni.

Ti je mjeshter i zhurmes e di efektin e reklames ne popull.

Respekte!