Ilda Bejleri, Muç Nanos: Spiun dhe katunar, bën dhe moral....

Në një analizë për veshjen e moderatoreve sportive që ka bërë para dy ditësh moderatori Mustafa Nano ka nxitur debate në media.

Komentet e tij të forta ndaj veshjes së moderatoreve kanë cilësuar si vulgare dhe të bëra enkas për të provokuar audiencën. 

Me këto komente Nano u drejtohej moderatoreve Ilda Bejleri dhe Bora Zemani. Nuk ka vonuar shumë dhe Ilda Bejleri e ka një përgjigje për gazetarin. Ajo ka postuar në Instastory reagimin e një komentuesi i cili i përgjigjet Nanos.

'O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter.
Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin.
Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”, shkruahet në komentin që ka zgjedhur të publikojë Ilda.