FOTO/ Panik në Vjenë, azilanti godet kalimtarët me thikë

Tre persona raportohet se janë plagosur rëndë me thikë mbrëmjen e sotme në kryeqytetin austriak Vjenë.

Autori është një azilant, sipas medieve lokale, i cili ka sulmuar kalimtarë të rastësishëm me thikë. Policia është vënë në kërkim të tij.

Një burrë dhe dy gra të moshës 40-50 vjeç, pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan në spital, shkruan gazeta austriake Kurier, duke cituar një zëdhënës policie.

Sulmi ka noddhur rreth orës 19:45 në "Praterstraße" pranë stacionit të metrosë "U1 Nestroyplatz".