Plotfuqishmëria/ Bushati i dërgon Presidentit informacionin e detajuar për ...

Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme dhe Europës, i ka kthyer përgjigje Presidencës, lidhur me detajimet e kërkuara përsa i takon plotfuqishmërisë në negociatat me Greqinë.

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se gjatë paradites është dërguar informacioni i nevojshëm.

Përgjigjia është nisur në të njëjtën ditë që Kryeministri Edi Rama ka shkuar në zyrën e Presidentit Ilir Meta, ku ka zhvilluar takimin 1 orësh, për të cilin ende nuk ka një informacion zyrtar.

Përgjigjia e Bushatit, vjen pas kërkesave që ka dërguar Kreu i Shtetit në lidhje me informacionet që ka kërkuar në lidhje me autorizimin për negociatat me Greqinë.

Presidenti ka deklaruar se kërkon të blindojë proccesin nga pikëpamja kushtetuese.