FOTO/ Mashkulli që e donte me shpirt Adelën, e kujton atë në 7 Mars... Ja mesazhi i tij

Gazetarja dhe një nga vajzat më të njohura të shoëbizit shqiptar Adela Xhamani u nda nga jeta në mënyrë tragjike fundtetorin e shkuar.

Një sulm i papritur në zemër i mori asaj jetën në banesën ku jetonte me qera në kryeqytet.

Prej asaj ditë të afërm, miq dhe të njohur vijojnë dhe e kujtojnë bukuroshen e “Big Brother” me shumë mall dhe dhimbje.

Ama miku i saj më i ngushtë, Eraldo Rexho nuk lë rast pa ndarë me ndjekësit ato që ai i quan kujtimet e tij me Adelën.

Në ditën e mësuesit Eraldo ka shpërndarë një foto ku vite më parë festonte 7 marsin në shoqërinë e mikes së tij dhe këngëtares Çiljeta.

Kujtojmë se Adela përpara se të niste jetën në kryeqytet me dëshirën për tu bërë pjesë e ekranit dhe medias ka punuar si mësuese në Kavajë, në vendin e saj të lindjes.

Por jeta e saj u nda papritur në mes duke lënë në mes ëndrrat e saj.